923 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

Nga Exit News
923 gjoba për mosmbajtjen e maskës në publik

Policia ka gjobitur 923 qytetarë për mos mbajtjen e maskës në publik, gjatë 24 orëve. Secili prej tyre u gjobit me 3 mijë lek.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 9 shtetas që nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit, ata janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Gjatë kontrolleve janë konstatuar 9 qytetarë që lëviznin në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme