Agron Duka "ble" Partinë Agrare Ambientaliste

Agron Duka "ble" Partinë Agrare Ambientaliste

Asambleja e Partisë Agrare Ambientaliste ka pranuar dorëheqjen e Lefter Xhuvelit dhe ka shpallur kryetar të partisë Agron Dukën, deri më tani deputet i Partisë Republikane.

Zoti Duka ka qenë Ministër i Bujqësisë gjatë qeverisjes socialiste të Fatos Nanos. Në zgjedhjet e vitit 2013, ngaqë nuk u fut në listat e kandidatëve nga PS-ja, ai kandidoi dhe u zgjodh deputet në Durrës  me Partinë Republikane.

Ai është vëllai i Armand Dukës, President i Federatës Shqipëtare të Futbollit. Vëllezërit Duka kanë qenë bashkëpronarë të AIBA-s, prodhuesit më të madh të vezëve dhe një nga prodhuesit agroindustriale më të mëdhenj në vend. Pas zgjedhjes deputet, Zoti Agron Duka ia ka kaluar vëllait të tij aksionet në kompani.

Muajt e fundit është folur për një raport të vështirë midis tij dhe Fatmir Mediut, Kryetar i Partisë Republikane. Rezistenca e Zotit Mediu duket se nuk i ka lënë shumë hapësirë politike Zoti Duka—veçanërisht ka përjashtuar çdo lloj bashkëpunimi me Kryeministrin Rama.

Tashmë, si pjesë e Partisë Agrare Ambientaliste e cila, ka një histori tepër manovruese politike, Zoti Duka mund të bëhet edhe një herë pjesë e koalicionit të majtë, që ndër të tjera do t’i ofronte atij mbështetje për interesat e biznesit.

Manovra politike e Zotit Duka nuk është aspak e panjohur në Shqipëri.

Kjo politikë interesash e jo parimesh është një nga motivet kryesore të mosbesimit që kanë qytetarët shqipëtare kundrejt politikës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>