Presidenti Meta i ka bërë sërish apel qeverisë për të hartuar sa më parë një strategji më efikase dhe transparente, për përballimin e pasojave të rënda të pandemisë së koronavirusit.
Në një postim në Facebook, Meta shrkuan se ritmet e infektimit dhe të humbjes së jetëve janë shqetësuese.
Ai i bëri thirrje dhe qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të zbatojnë udhëzimet për mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancave fizike, veçanërisht me afrimin e pikut të sezonit turistik.