OSBE anketë për pasojat e pandemisë në arsim, punësim e shëndet mendor

Nga Exit News
OSBE anketë për pasojat e pandemisë në arsim, punësim e shëndet mendor

Prezenca e OSBE nëpërmjet Grupit Rinor Këshillimor kanë zhvilluar një anketë në lidhje me sfidat që ka sjellë pandemia në disa nga fushat si arsimi, punësimi dhe shëndeti mendor.

Në një postim në Facebook, Prezenca shkruan:

“Në aktivitetin #YouthTalk që u zhvillua më 4 gusht 2020 nga Grupi Këshillimor Rinor (YAG) i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, u prezantuan rezultatet e një ankete, me anë të së cilës të rinjtë shqiptarë u shprehën në lidhje me mënyrën në të cilën pandemia kishte ndikuar në jetën e tyre, në fusha të ndryshme si arsimi, punësimi dhe shëndeti mendor”

Exit sjell në mënyrë të përmbledhur gjetjet e anketës.

63 përqind e të anketuarve ishin femra ndërsa 37 përqind ishin meshkuj.

Arsimi

Pjesmarrësit në anketë ishin kryesisht studentë në shkenca sociale me 64 përqind ndërsa 36 përiqnd ishin në shkenca natyrore. 52 përqind e të anketuarve e konsideruan mësimin onlinë si pozitv ndërsa 42 përqind e konsideruan negativ. Në lidhje me sfidat kryesore të mësimit onlinë, 70 përqind të të anketuarve u shprehën se mungesa e ndërveprimit social është sfida kryesore duke u pasuar me mungesën e përqëndrimit (55%) dhe mungesa e shpjegimeve të qarta e të strukturuara (31%).

Punësimi

89 përqind e të anketuarve raportuan se pandemia nuk kishtë ndikuar tek punësimin i tyre, ndërsa 11 përqind raportuan pandemia kishte ndikuar tek to.

32 përëind e të anketuarve u shprehën se kishin patur reduktim të punës gjatë pandemisë, ndërsa 20 përqind kishin reduktim të pagës dhe pezullim të përkohshëm nga puna. Vetëm 9 përqind e të anketuarve ishin larguar nga puna gjatë pandemisë.

Shëndeti mendor

68 përqind e të anketuarve raportuan se pandemia kishte ndikuar tek shëndeti i tyre mendor, ku 10 përqind raportoi se kishte ndikim të madh në shëndetin mendor ndërkohë që 23 përqind nuk kishte ndikim.

65 përqind të të anketuarve u shprehën optimistë për të ardhmen ndërsa 35 përqind pesimistë.

Kryesisht të anketuarit merreshin me aktivitet fizik si mënyrë poër mbrojtjen e shëndetit mendor me 38 përqind duke u pasuar nga qëndrimi në shtëpi (35%), bisëdë me miqtë dhe lexim (33%).

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>