Autoriteti i Konkurencës: GIF dhe ARMO janë kompani "offshore"

Autoriteti i Konkurencës: GIF dhe ARMO janë kompani "offshore"

Sot, në Komisionin e Ekonomisë, Kryetarja e Autoritetit të Konkurencës, Lindita Lati foli për raportin vjetor të punës së institucionit. Zonja Lati u shpreh në lidhje me shtyrjen e afatit të marrëveshjes koncesionare të aeroportit të Rinasit, transparencën financiare të kompanisë së markimit të karburanteve, GIF, dhe për kompaninë e rafinimit të naftës ARMO.

Disa nga deklaratat kryesore të Zonjës Lati:

Për Koncesionarin e TIA-s

Ishin mundësitë për të hequr ekskluzivitetin dhe marrjen e të drejtës së aeroportit të Kukësit në kushtet e mos shtyrjes së afateve të kontratës.

Ne themi se ka potencialisht hapësirë ekonomike që dëmi që i vjen koncesionarit në këtë rast nuk është i atij niveli që të kërkojë shtyrjen e afatit me dy vjet.

Për GIF, ARMO dhe skandalin e Dokumenteve Panameze

Ne kemi kërkuar informacion në lidhje me transaksionet e kompanisë në tregun ndërkombëtar. Informacioni i ardhur nuk plotëson kushtet për tu quajtur informacion. Paqyrat financiare janë thjeshtë faqe të printuara dhe nuk plotësojnë kushtet.

Kemi pasur të njëjtin problem përsa i takon ARMO-s, kur kemi diskututar ndryshimin e aksionerëve, dhe i jemi drejtuar autoriteteve të huaja të konkurencës si psh në Zvicër, për të patur një ndihmesë për të gjetur evidence mbi xhirot e këtyre firmave, por këto janë firma offshore dhe rrjedhimisht nuk gjejmë dot informacione mbi transaksionet e tyre.

Meqënëse transaksionet bazohen në firma të ndërtuara në territorin e Shqipërisë ku xhiroja e tyre është zero lek, atëhërë i vetmi instrument është mundësia që për çdo ndryshim të paketës së kontrrollit të konçesionarit duhet të merret autorizimi nga autoriteti nënshkrues.

 

 

 

 

 

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>