Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli pohoi se testimet janë rritur gjatë këtyre javëve si dhe theksoi se strategjia e testimit nuk ka ndryshuar.
Në një intervistë për Abc News, Rakacolli pohoi se:
“Numri i testeve është rritur ai ka lëvizur në varësi të trendeve javore dhe ditore që kanë qenë në rritës pavarësisht ditëve.Strategjia e testimit nuk ka ndryshuar, por është ajo testo, gjurmo dhe trajto. Vijon të bëhet me përpikmëri hetimi epidemiologjik, se cilët persona ka takuar, ku ka qëndruar e ato persona dhe këto njerëz mund të jenë më të rriskuar dhe për këtë u jepen këshillat që duhet në bazë të rregullave të hartuara.”
Në lidhje me situatën e pandemisë, Rakacolli u shpreh se nuk mund të bëhet një bilanc bazuar në raportet ditore, por duhet të paktën raporte javore për të dalë në konluzione.