Shqiptarët mund të drejtojnë 7 ministri në qeverinë e re maqedonase

Nga Exit News
Shqiptarët mund të drejtojnë 7 ministri në qeverinë e re maqedonase

Partia e Ali Ahmetit, Bindja Demokratike për Integri, mund të drejtojë 6 ministri në qeverinë e re të Maqedonisë së Veriut, ku kryeministër do të jetë Zoran Zaevi i LSDM-së.

Ministritë e përfolura deri tani janë:

  • Ministria e Punëve të Jashtme,
  • Ministria e Financave,
  • Ministria e Ekonomisë,
  • Ministria e Ekologjisë,
  • Ministria e Sistemit Politik,
  • Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës Publike.

Po ashtu, Lëvizja Besa e cila kandidoi në një koalicion me partinë e Zoran Zaevit do të marrë një ministri, e cila me shumë gjasa do të jetë ajo e Bujqësisë.

Nëse nuk do ketë ndryshime në ndarjen e ministrive, partitë shqiptare do të drejtojnë 7 nga 23 ministri në total që ka Maqedonia e Veriut. Kjo është hera e parë që partitë shqiptare kanë një përfaqësim kaq të mirë në qeveri.

Posti i kryetarit të Kuvendit do të vazhdojë të jetë i BDI-së dhe me shumë gjasa propozimi i saj do të jetë sërish Telat Xhaferri.

Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev kanë rënë dakord për bashkëpunimin për koalicionin qeverisës, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për ndarjen përfundimtare të ministrive dhe posteve të tjera të rëndësishme.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>