Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka bërë thirrje, të enjten, qytetarëve të cilët e kanë kaluar Covid-19, që të dhurojnë gjak.
Gjaku i tyre, i cili tashmë anti trupa, do të përdoret për kurimin e pacientë me Covid-19, në atë që njihet si ‘terapia e plazmës’.
Në një postim në Facebook, Manastirliu nxiti qytetarët që të dhurojnë gjak, si një mënyrë për të ndihmuar të infektuarit dhe për të shpëtuar jetë.
Personat që mund të dhurojnë gjak janë ata që e kanë kaluar tashmë koronavirusin dhe janë nga mosha 18 deri në 65 vjeç.
Dhurimi mund të bëhet në çdo bankë gjaku pranë spitaleve shtetërore.
Prej dy ditësh, Ministria e Shëndetësisë ka nisur punën për krijimin e Bankës së Gjakut për t’ju vënë në shërbim të infektuarve me koronavirus.