Ministrja e Arsimit Besa Shahini ka njoftuar, për të dytën herë, të premten se ka licencuar 20 mësuesit e parë ndihmës për fëmijët me aftësi të kufizuar, duke lënë të kuptohet se qeveria po merr masa për nisjen e vitit të ri shkollor dhe kthimin e nxënësve në shkolla.
Në një postim të Facebook, Shahini lajmëroi se ministria po mbështet fëmijët me aftësi të kufizuar dhe se gjithëpërfshirja e të gjithë nxënësve është prioritet i ministrisë.
Pak orë më parë, Partia Demokratike denoncoi se kryeministri Rama dhe ministrja Shahini nuk kanë asnjë plan për rikthimin në shkollë të këtyre grupeve.
Duket se postimi në Facebook i Shahinit erdhi si përgjigje pas akuzave të PD-së.
Në të vërtetë të njëjtën video, Shahini e ka postuar dhe më parë, në 19 dhjetor 2019, ku sërish lajmëronte se ishin licencuar 20 mësuesit e parë ndihmës.
Kjo është një nismë që ministria e ka nisur që në nëntor 2019, ku me anë të një udhëzimi, listonte kërkesat dhe kriteret e nevojshme për zgjedhjen e mësueve ndihmës.