Nën hetimi 2 mjekë për vdekjen e dyshimtë të një 36-vjeçareje në Shijak

Nga Exit News
Nën hetimi 2 mjekë për vdekjen e dyshimtë të një 36-vjeçareje në Shijak

Policia ka nisur hetimet për dy mjekë, pasi dyshohet se me mosveprimet e tyre, mund të kenë shkaktuar vdekjen e një 36 vjeçareje në Shijak.

Njëri prej mjekëve është mjek i urgjencës pranë qendrës shëndetësore Shijak, ndërsa tjetri mjek i familjes pranë qendrës shëndetësore Shijak.

Sipas njoftimit të policisë, 36-vjeçarja ka shkuar për mjekim në Qendrën Spitalore në Shijak  për vizita, disa herë në ditët e fundit. Në një prej vizitave ajo ka bërë dhe skaner.  Më pas ajo ka shkuar në shtëpi dhe në 19 gusht është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës ku dhe ka ndërruar jetë.

Pritet që viktimës t´i bëhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>