152 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 8 119.
Në 24 orët e fundit 2 pacientë ka humbur jetën: një 61 vjeçar nga Korca dhe një 83 vjeçar Mirdita
137 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 24 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 110 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 096 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 50 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 8 119 të infektuar,
– 240 viktima;
– 4 096 të shëruar,
– 3 783 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 21 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1947 pacientë aktivë,
- Durrës, 489 pacientë aktiv,
- Shkodër, 302 pacientë aktivë,
- Vlorë, 146 pacientë aktivë,
- Fier, 177 pacientë aktivë,
- Lezhë, 157 pacientë aktivë,
- Korçë, 165 pacientë aktivë,
- Kukës, 123 pacientë aktivë,
- Elbasan, 118 pacientë aktivë,
- Berat, 70 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 45 pacientë aktivë,
- Dibër, 44 pacientë aktiv.