Korea e Jugut ka ashpërsuar rregullat e distancimit social pas rritjes së numrave të të infektuarve në Seul, sipas Reuters.
Për të ndaluar përhapjen e rasteve, qeveria ka ndaluar grumbullimet, ka mbyllur kishat dhe të gjitha llojet e bareve. “Nëse numrat nuk ulen, atëherë masat do të ashpërohen”, tha ministri i Shëndetësisë, të shtunën, sipas Reuters.
Autoritetet koreane i kanë bërë thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat, përndryshe ata do të detyrohen të mbyllin sërish shkollat dhe bizneset, pavarësisht ndikimit në ekonomi.
Qendra koreane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (KCDC) raportoi 315 raste të reja me Covid19 të premten. Pavarësisht se Korea e Jugut përdori një sistem të përparuar për testimet dhe gjurmimin, sërish ajo ka pasur shpërthime të reja të virusit, kryesisht në zonat e populluara.