Mjeku Eno Kanani, i infekuar nga Covid-19 dhe në gjendje të rëndë për jetën, është transportuar drejt Turqisë, të dielën, për trajtim më të specializuar mjekësor.
Falë një fushatë publike për mbledhje fondesh, familja dhe miqtë e tij kanë mundur t’i sigurojnë atij transportin.
Mjeku nga Shkodra ndodhej prej disa ditësh në spital, në gjendje të rëndë, në terapi intensive.
Mësohet se ai është infektuar me Covid-19 gjatë punës në Shkodër.
Nuk dihet ende nëse mjeku vuan dhe nga sëmundje të tjera shoqëruese.