Më shumë se 190 pacientë po kurohen në dy spitalet Covid: në spitalin Infektiv dhe në Sanatorium.
Sipas përditësimit të Ministrisë së Shëndetësisë të dielën, 148 prej pacientëve janë pozitiv me Covid-19. 19 prej tyre po kurohen në terapi intensive me oksigjen, ndërsa 7 prej tyre janë të intubuar në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Po ashtu, vazhdojnë të shtruar në dy spitalet dhe 39 pacientë të cilët kanë qenë të infektuar dhe aktualisht nuk janë më, por vazhdojnë të kenë nëvojë për kurimin e pasojave dhe dëmtimeve që i ka lënë virusi.
Ministria nuk bëri publik numrin e saktë të pacientëve që po kurohen në spitale, të dyshuar me Covid dhe duke vuajtur simptomat e tij, por që sipas tamponit rezultojnë të painfektuar.
Në 24 orët e fundit, në vend u zbuluan 152 pacientë të rinj me Covid dhe humbën jetën 5 pacientë.