
Presidenti Meta ka përshëndetur protestuesit në Bjellorusi që prej dy javësh po protestojnë kundër regjimit të presidentit Lukashenko, të cilin e akuzojnë dhe për manipulimn e zgjedhjeve të 9 gushtit.
Përmes një postimi në Facebook, Meta shprehet se:
“Kur populli flet vetë me zërin e tij nuk ka forcë në botë që e ndalon!
Në Minsk dhe kudo qoftë!
Fundi i autokratëve do të jetë njësoj!”
Ndërkohë kryeministri Rama, të dielën, përsëriti ftesën ndaj Lukashenkos, për ndërmjetësimin e tij dhe OSBE-së për të zgjidhur krizën politike në Bjellorusi.