Frontex ndalon hyrjen në Shqipëri të dy emigrantëve nga Lindja e Mesme

Nga Exit News
Frontex ndalon hyrjen në Shqipëri të dy emigrantëve nga Lindja e Mesme

Frontex, misioni i BE-së për ruajtjen e kufijve, ka kapur, të hënën, dy emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, që po tentonin të hynin në Shqipëri.

Ata kishin planifikuar të kalonin kufirin në zonën e Dardhës.

Pas hyrjes në Shqipëri, destinacioni do të ishte dalja në një nga pikat kufitare të veriut për të shkuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Çdo ditë policia arreston shtetas shqiptarë që transportojnë emingratë të paligjshëm, por dhe Frontex ka njoftuar se pothuaj çdo ditë ndalon 30-40 emigrantë nga Lindja përpara se të hyjnë në Shqipëri.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>