Parashikimi amerikan për Shqipërinë: 912 viktima nga Covid deri në dhjetor

Nga Exit News
Parashikimi amerikan për Shqipërinë: 912 viktima nga Covid deri në dhjetor

912 viktima nga Covid-19 parashikohen në Shqipëri deri në muajin dhjetor nga Instituti amerikan për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit. Ky institut ka bërë projeksione për mënyrën si do të vijojë situata e pandemisë për të gjithë shtetet e botës.

Sipas IHME në Shqipëri, numri më i lartë i viktimave nga koronavirusi në një ditë do të vijë në 1 dhjetor. Deri në mbi 5,000 të infektuar dhe 22 viktima në një ditë parashikon Instituti që mat dhe vlerëson shëndetin për Shqipërinë.

Parashikimi del në përfundimin se numri i shtretërve që do të nevojiten nuk kalon gjysmën e atyre që janë në gjendje në vendin tonë.

Ky është një parashikim pozitiv, duke pasur parasysh se Insitituti parashikoi 1306 viktima deri në fund të tetorit, në raportin e parë publikuar më 6 korrik.

Raporti i IHME-së parashikon shifrat bazuar në situatën aktuale. Studimi parashikon se në spitale do të nevojiten 244 shtretër reanimator nga 142 pacientë që janë tani.

Numri i personave të infektuar çdo ditë, përfshirë edhe ato që nuk testohen për momentin mendohet të jetë 463 dhe në 1 dhjetor do të shkojë në rreth 5 736.

IHME ka vëzhguar se 25 përqind e popullsisë e mbajnë maskën dhe kjo shifër nuk do të ndryshojë gjatë gjithë kohës, ndërsa duhet të mbajnë maska 95 përqind e popullsisë.

Aktualisht në vend ka 250 të vdekur dhe 8427 të infektuar, ndër to 3845 janë raste aktive dhe 4332 janë të shëruar.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>