178 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 8 605.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 254. Viktimat janë një 57 vjeçar, një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja.
151 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 15 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 50 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 12 raste në Kukës, nga 9 raste në Fier dhe Berat, nga 8 raste në Elbasan dhe Kolonjë, nga 7 raste në Krujë dhe Gramsh, 6 rastë në Vlorë, 5 raste në Shkodër, nga 4 raste në Devoll, Lezhë, Mirditë, Peqin, 3 raste në Kavajë, nga 2 raste në Has, Lushnje, Librazhd, Kamëz, Përmet, Bulqizë, Kuçovë, nga 1 rast në Korç, Mat, Pogradec, Ura Vajgurore, Divjakë, Dibër, Klos, Shijak, Skprapar, Vorë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 413 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 57 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 8 605 të infektuar,
– 254 viktima;
– 4 413 të shëruar,
– 3 939 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 24 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 1957 pacientë aktivë,
- Durrës, 513 pacientë aktiv,
- Shkodër, 302 pacientë aktivë,
- Vlorë, 143 pacientë aktivë,
- Fier, 192 pacientë aktivë,
- Lezhë, 177 pacientë aktivë,
- Korçë, 185 pacientë aktivë,
- Kukës, 139 pacientë aktivë,
- Elbasan, 153 pacientë aktivë,
- Berat, 78 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 49 pacientë aktivë,
- Dibër, 50 pacientë aktiv.