Një shqiptar 58-vjeçar është gjetur i vrarë mbrëmjen e së hënës në Kevalla të Greqisë.
Ai është gjetur i pajetë në vreshtën e ullinjve ku punonte, nga pronari.
Shqiptarit i janë gjetur dy plumba në kokë. Nga informacionet e deritanishme, në vendin ku punonte, ai njihej si njeri pa probleme.
Policia greke ka nisur hetimet për të zbardur ngjarjen.