Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Bernd Borchardt do të largohet nga Shqipëria më 2 shtator. Njoftimin e dha vetë Borchardt në një postim në Facebook, të martën. Ai i falënderoi të gjithë bashkëpunimin dhe shprehu keqardhjen që “nuk mund të ju ftoja për një pritje lamtumire ose për një takim tjetër personal”, me rastin e Covid-19.
Borchardt njoftoi se personat përgjegjës në prezencën e OSBE-së në Shqipëri janë “znj. Jelena McCoy, për çdo pyetje të administrimit të misionit, ju lutemi kontaktoni z. Alexandru Murzac. Për çështje politike, ju lutemi kontaktoni z. Laurentiu Stinga”.
Ambasadori u emërua në krye të OSBE-së më 1 tetor 2016. Nga viti 2007 deri në vitin 2010 ai ka qënë ambasador i Gjermanisë në Shqipëri. Nga viti 2013 deri në vitin 2014 drejtoi misionin EULEX në Kosovë.