Europarlamentari grek Manolis Kefalogiannis ka ngritur shqetësimin në Komisionin Europian se Shqipëria nuk ka ndryshuar referimet e vendeve në hartat e librave shkollorë, veçanërisht të gjeografisë dhe historisë.
Në një kërkesë për KE, Kefalogiannis shkruan se në vitin 2018 një komitet ekspertësh greko-shqiptar ranë dakord që referencat si “territoret shqiptare në Greqi” dhe ilustrimet e tyre (harta, fotografi, etj.) do të hiqen nga librat shkollorë të historisë dhe gjeografisë.
“Sipas autoriteteve evropiane, kjo kërkesë themelore do të konsolidonte marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe do të sigurojë që të rinjtë shqiptarë të mos keqinformohen.”
Ndryshimet e dakorduara duhej të hynin në fuqi në Shtator 2019, por deri më tani nuk ka pasur zhvillime. Për më tepër, shkruan eurodeputeti grek, pala shqiptare nuk u është përgjigjur kërkesave të përsëritura të Greqisë për informacion.
Eurodeputeti i ka drejtuar dy pyetje Komisionit Europian:
“A është në dijeni Komisioni për situatën e deritanishme?
Çfarë veprimi synon të ndërmarrë KE-ja për të siguruar që Shqipëria të përmbushë detyrimet e saj dhe të heq tendencat e papranueshme irredentiste në lidhje me një Shtet Anëtar nga librat shkollorë të saj?”