168 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 8 927.
Në 24 orët e fundit 4 pacientë ka humbur jetën duke e çuar totalin e viktimave në 263: një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese.
164 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 14 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 102 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4 633 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 58 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 8 927 të infektuar,
– 263 viktima;
– 4 633 të shëruar,
– 4 031 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 26 gusht sipas qarqeve është:
- Tiranë, 2 037 pacientë aktivë,
- Durrës, 518 pacientë aktiv,
- Shkodër, 298 pacientë aktivë,
- Vlorë, 143 pacientë aktivë,
- Fier, 173 pacientë aktivë,
- Lezhë, 190 pacientë aktivë,
- Korçë, 201 pacientë aktivë,
- Kukës, 139 pacientë aktivë,
- Elbasan, 149 pacientë aktivë,
- Berat, 80 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 50 pacientë aktivë,
- Dibër, 53 pacientë aktiv.