Policia e Fierit arrestoi të mërkurën një 57-vjeçar për kultivim të kanabisit. Ai mbolli 40 rrënjë kanabis në oborrin e banesës së tij.
Policia e Lezhës ka arrestuar një 42-vjeçar për ushtrim dhune ndaj policit të rrugores. Personi nuk ka pranuar gjobën e vendosur nga polici dhe e ka kundërshtuar atë me forcë.
Policia e Shkodrës ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar nga Shkodra si autorin e dyshuar të plagosjes me armë të dy të rinjve Erison Gjeka dhe Ndue Mali, dje në mbrëmje.
Policia e Korçës ka arrestuar 2 persona për trafik të 17 emigrantëve të paligjshëm nga Pogradeci për në Shkodër e më pas në një prej vendeve të BE-së. Personat merrnin 2000 euro për çdo emigrantë.
Policia e Tiranës pas dy muajve hetime nuk ka gjetur hajdutin e 500 litra vaj ulliri, në Petrelë.