Pandemia e koronavirusit ka patur impakt në jetën e njërezve dhe sidomos në punët e profesionet e tyre.
Një studim në Britaninë e Madhe tregoi se pandemia ka patur ndikim negativ tek disa profesione duke i vënë ato në rrezik.
Exit sjell në mënyrë të përmbledhur profesionet nën rrezik nga pandemia.
Dyqanet e markave
Shumë kompani si Boots, Burberry, Cath Kidston, Clark’s, Dixons Carphone, Harrods, John Lewis Partnership, Monsoon, Oasis, Quiz, River Island, TM Lewin, Topshop, Very, Wickes and Zara kanë shkurtuar shumë vende pune që prej marsit.
Klubet dhe restorantet
Klubet dhe restorantet po përballen me falimentin. Shumica e tyre po mbyllen për shkak se shumica e vendeve ndalon grumbullimet në klube dhe restorante.
Kompanitë e organizimit të eventeve
Një sektor i prekur nga koronavirus ka qenë sektori i organizemeve të eventeve, të tilla si shfaqje, ekspozita dhe konferenca etj. Grumbullime të tilla ende nuk lejohen. Kompanitë kanë patur shkurtime të stafit duke u përballur me falimentin
Parukeritë dhe qendrat estetike
Sallonet e bukurisë do të rihapen plotësisht në 1 gusht, por Këshilli Britanik i këtyre salloneve paralajmëroi se mbyllja ka qenë një luftë për sektorin, i cili punëson rreth 200,000 njerëz.
Ky sektor pritet ketë rreth 11 përqind shkurtime të stafit.
Linjat ajrore
Industria e udhëtimeve është goditur më së shumti gjatë pandemisë, ku të gjitha udhëtimet jashtë vendit u ndaluan. Edhe me lehtësimin e kufizimeve të fluturimit, disa vende përfshirë Britaninë e Madhe kanë futur masa karantine për njerëzit që kthehen nga destinacione të caktuara.
Në prill, British Airways shkurtoi 12 mijë vende pune nga totali prej 42 mijë, Easyjet shkurtoi rreth 2000, ndërsa Virgin Atlantic 3 500 vende pune.