157 të infektuar të rinj dhe 4 viktima janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Që prej fillimit të pandemisë në mars, 492 pacientë kanë humbur jetën, ndërsa në total numri i të infektuarve ka arritur në 12 840 të infektuar.
Në total në Kosovë ka ende 3 406 pacientë aktivë, ku shumica e tyre është në Prishtinë.
Ndërsa 8 942 pacientë me Covid janë shëruar.
Ministria e Shëndetësisë i ka bërë apel vazhdimisht qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë masat e rekomanduara, pasi numri i pacientëve të shtruar në spitale ka arritur kulmin dhe pothuaj në gjithë spitalet rajonale në Kosovë, si dhe në spitalin Infektiv nuk ka më vende të lira.