Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.
“Në 30 gusht dilni në zgjedhje e votoni parti shqiptare.Vetëm deputetët shqiptarë të partive shqiptare janë në shërbim të shqiptarëve”, shkroi Basha në një postim në tëitter, të enjten.
Edhe presidenti Meta më parë i ka bërë thirrje qytetarëve të Malit të Zi të mbështesin partitë shqiptare.
Ndërsa Kryeministri Rama shprehu mbështetjen për Presidenti Milo Gjukanoviç dhe i bëri thirrje qytetarëve të votojnë për partinë e tij.