Policia e Fierit arrestoi, të enjten, një 37 vjeçar, i cili plagosi me sende të forta babain e tij, 63 vjeç. I plagosuri ndodhet në spitalin e Fierit.
Policia e Tiranës arrestoi një 26 vjeçar të kërkuar nga autoritetet austriake në zonën e Ali Demit.
Policia e Krujës ka mbyllur një lokal për organizim të vazhdueshëm të dasmave në kundërshtim me vendimin e qeverisë.
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim një 29-vjeçar nga Burreli për plagosjen me thikë një 34-vjeçar me inicialet A.K. nga Martaneshi.
Policia e Durrësit arrestoi një ish-punonjës të ALUIZNI-t në Durrës, për tërmetin e 26 nëntorit. 9 muaj më parë, ai u shpall fajtor nga Gjykata e Durrësit për shpërdorim detyre, por nuk ishte mundur të arrestohej pasi ishte arratisur.