Eurokomisioneri Hogan dorëhiqet, shkeli kufizimet e Covid-19

Nga Exit News
Eurokomisioneri Hogan dorëhiqet, shkeli kufizimet e Covid-19

Komisioneri për Tregti i Bashkimit Evropian, Phil Hogan u dorëhoq të mërkurën pasi shkeli masat ndaluese në Irland. Ai morri pjesë në një darkë të shoqërisë së golfit me 80 persona, në shkelje me urdhërin e qeverisë iralandeze për mos organzimin e grumbullimeve.

Pavarësisht se Hogan kërkoi falje dhe u shpreh se ai pranoi të shkojë në darkë vetëm pas u sigurua se çdo gjë ishte në përputhje me masta e marra nga qeveria, qytetarët irlandez e quajtën të papranueshme një sjellje të tillë, duke e detyruar të dorëhiqet nga posti i tij. Përveç Hogan, në Irlandë u dorëhoqën edhe dy politikanë të tjerë pjesmarrës në këtë darkë.

Largimi i Hogan do të thotë që presidentja e PE-së Ursula von der Leyen, humbi një prej mbështetësve të saj më të fortë.  Hogan kishte përgjegjësinë e bisedimit të marrëveshjes ekonomike me SHBA-në dhe me Kinën.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>