Referendumi i PS-së — një proces me probleme

Referendumi i PS-së — një proces me probleme

Sot po zhvillohet referendumi në Partinë Socialiste i cili pyet anëtarësinë socialiste në lidhje me mandatin e kryetarit të saj.

Sipas burimeve të PS-së janë rreth 90 mijë anëtarë të regjistruar socialist që janë ftuar të marrin pjesë në referendumin.

Pyetja për të cilën do të përgjigjen socialistët është:

Kur Partia Socialiste është në qeveri dhe Kryetari i saj është i zgjedhur Kryeministër, a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i Kryetarit?

Pyetja duket e formuluar në mënyrë të paqartë. Së pari, ajo përdor fjalën “konsiderohet” që nuk ka ndonjë përcaktim të qartë, dhe është subjekt intepretimi individual. Së dyti, ajo përdor mënyrën pësore “konsiderohet” pa bërë të qartë se nga kush “konsiderohet”. Së treti, referendumi nuk pyet për mendimin apo gjykimin e vetë votuesit, sikurse duhet të jetë qëllimi i çdo referendumi.

Deputeti Ben Blushi, në kritikat e tij për referendumit, u shpreh kundër asaj që ai e quajti “absurdi” i përdorimit të një referendumi për intepretimin e statutit të PS-së, duke theksuar se ligjet apo rregullat nuk mund të intepretohen me referendum nga anëtarësia. Formulimi i pyetjes së referendumit duket sikur i jep të drejtë Zotit Blushi.

Ndërkohë, zhvillimi në praktikë i referendumit duket se ka nxjerrë probleme serioze, pasi në të paktën në një pjesë të qendrave të votimit procesi nuk po përmbushur as kriteret minimale për të garantuar fshehtësinë dhe sigurinë e votës.

Sikurse tregojnë pamjet e mëposhtme, në shumë qendra votimi nuk ka dhomë të fshehtë, por plotësimi i fletës së votimit bëhet në mjedis të hapur dhe zgjedhja e votuesve mund të shihet lehtë nga persona të tjerë, përfshi anëtarët komisionit të votimit.

Në disa raste është lejuar votimi në grup apo deklarimi publik i votës.

Kutitë e votimit që po përdoren janë primitive dhe nuk kanë  asnjë kusht minimal sigurie.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>