132 persona janë shëruar nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit. Lajmin e bëri të ditur Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan:
“Gjatë 24 orëve të fundit, 132 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”
Në vend janë në total 4 791 të shëruar.