Rama: Nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë, nuk kam çfarë transparencë të bëj

Nga Exit News
Rama: Nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë, nuk kam çfarë transparencë të bëj

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar të shtunën, se shteti shqiptar nuk ka bërë asnjë marrëveshje për detin me Greqinë, gjatë kësaj kohe.

Rama i quajti kërkesat e opozitës për të bërë transparencë për marrëveshjen, si ‘qesharake dhe të poshtër’sepse ‘marrëveshja nuk ekziston’.

Duke folur nga Shijaku, Rama u shpreh:

‘Duhet të kuptojnë të gjithë se s’ka marrëveshje, nuk është arritur, negociatat janë ndërprerë qysh kur u ndryshua qeveria në Greqi. Dhe vetë grupi negociator duhet të riformatohet, dhe ky riformatim kalon përmes Presidentit, që duhet të aprovojë. Të thuash sot bëj transparencë për diçka që nuk ekziston është qesharake dhe e poshtër.’

Një ditë më parë, kryeministri Rama replikoi me kreun e opozitës, Lulzim Basha, pasi ky i fundit i kërkoi Ramës transparencë në lidhje me marrëveshjen e detit me Greqinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>