Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti theksoi sërish se “vetëm njohja reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë i normalizon marrëdhëniet në mes të dy vendeve”.
Në një postim në Facebook, Hoti sqaroi se bisedimet me Serbinë kanë për qëllim njohjen reciproke të vendit, “pa cenuar integritetin territorial apo karakterin unitar të shtetit të Kosovës”.
Hoti i bëri thirrje partive politike në Kosovë të bashkohen për këtë proces.
Të dyja vendet po zhvillojnë takime në nivel ekspertësh në Bruksel dhe do të takohen më 4 shtator në Uashington.