Një në 10 persona të infektuar me covid-19 vuajnë nga simptoma të sëmundjes, të cilat nuk kalojnë për javë të tëra, deri nw muaj, raporton studimi i kryer nw spitalet britanike, sipas The Huffington Post.
I quajtur “Covidi i gjatë”, ai po prek shumë njerëz në Britaninë e Madhe. Disa prej tyre edhe pse kanë marrë trajtim në spital, vazhdojnë edhe muaj të tërë pas daljes nga spitali të vuajnë nga simptoma të sëmundjes në shtëpi.
Një studim i ri i Universitetit të Leed në londër ka gjetur se pjesa më e madhe e personave të infektuar dhe tashmë të shëruar kanë vuajtur simptoma pas Covid, për muaj të tërë.
Lodhje, mungesë në frymëmarrje dhe stres psikologjik, përfshirë probleme me kujtesën dhe përqendrimin janë disa nga simptomat e raportuara nga pacientët pas daljes nga spitali.
Një studim tjetër gjeti se tre të katërtat e personave të trajtuar në spital vazhdojnë me simptoma pas Covid edhe për muaj më pas.
Kërkuesit gjetën se 81 nga 100 pacientët e trajtuar në në një spital në britani kanë raportuar simptoma të sëmundjes si mungesë në frymëmarrje dhe lodhje, edhe për tre muaj pasi kanë dalë nga spitali.
16 simptomat më të zakonshme të zgjatura në kohë të covid-19, raportuara nga vetë pacientët janë:
1. Probleme me frymëmarjen
2. Thonjë lejla
3. Dhimbje koçkash
4. Çorientim
5. Halucinacione
6. Lodhje
7. Pagjumësi
8. Aritmi
9. Takikardi
10. Të vjedha
11. Diarre
12. Temperaturë të lartë
13. Rënie flokësh
14. Humbje kujtese
15. Dhimbje gjoksi
16. Të dridhura
Njërëzit që kanë vuajtur nga efektet afatgjata të Covid.19 arritur të përdornin karrige me rrota. Një pacient ka raportuar se ka përjetuar 66 simptoma të ndryshe që nga diagnostifikimi me Covid.
Një studim tjetër në Hollandë ka gjetur se të paktën tre muaj pas virusit, më shumë se 9 në 10 persona kanë raportuar probleme me ndjekjen e aktiviteteve në jetën e përditshme.
Sipas të njëjtin studim 1, 622 persona ët dyshuar me koronavirus, 91 prej tyre nuk është shtruar në spital dhe 43 përqind nuk janë diagnostifikuar nga një mjek.
“Ne jemi të shokuar nga kjo e dhënë”, tha Michael Rutgers, drejtor i shoqatës së pneumologëve në Hollandë.
“Këta persona duhet patjetër të shikohen nga një profesionist, dhe të ndihmohen”, shtoi ai.