Dhjetra persona të arrestuar gjatë protestave në Bjellorusi janë zhdukur, dhe BE nuk duhet t’i harrojë ata, tha kryetarja e opozitës bjelloruse Svetlana Tikhanovskaya, të hënën.
Në një intervistë për Politico.eu, Tikhanovskaya, e cila u largua nga vendi dhe po qendron në Lituani, tregoi se si Presidenti Lukashenko ka zhdukur të burgosurit politik.
“Shumë persona në Bjellorusi janë tani janë të burgosur politik. Ata janë të burgosur pa dënim gjykate”, tha ajo në një videkonferencë.
“Ende nuk dimë për fatin e 70 personave të humbur dhe kjo është një problem për BE-në”, shtoi Tikhanovskaya.
Ajo tha se nuk do të garojë më në zgjedhjet e ardhshme. “Bashkëshorti im duhet të vendosë nëse do të garojë në zgjedhjet e ardhshme”, theksoi kryetarja e opozitës.