Meta fton Ramën dhe Bashën në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve

Nga Exit News
Meta fton Ramën dhe Bashën në takim për të caktuar datën e zgjedhjeve

Presidenti Ilir Meta ka ftuar në takim Kryetarin e PS-së Edi Rama, dhe kryetarin e PD-se Lulzim Basha, për të diskutuar për datën e zgjedhjeve parlamentare. Takimet do të mbahen në të njëjtën ditë, më 4 shtator, por në orë të ndryshme. Kështu, Meta ka ftuar Ramën në orën 11:00, dhe Bashën në orën 12:00.

Me këtë ftesë, Meta nis bisedimet me partitë politike për caktimin e datës së zgjedhjeve.

Sipas ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në periudhën 15 prill – 15 maj.

Taulant Balla, sekretari i përgjithshëm i PS-së ka deklaruar se PS do të dëshironte datën 9 maj. Ndërsa PD dhe LSI ende nuk kanë bërë publike një datë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>