Pronarët e lokaleve të dasmave në zonën e Sukthit protestuan kundër gjobitjes nga policia pavarësisht respektimit të masave kundër Covid-19.
Ata shprehën se i kanë ndjekur rregullat e distancimit social dhe të marrjes së masave për dezinfektim, “por të gjitha kanë qenë të kota pasi janë gjobitur në shumë raste”.
Sipas, tyre policia ka marrë urdhër të ndalojë dasmat dhe ceremonitë pavarësisht nga zbatimi i rregullave.