Modelja Bella Hadid ishte veshur gjatë ceremonisë së VMA veshje të dizenjuar nga shqiptarja Nensi Dojak. Veshja e Hadid u paraqit menjëherë në revistën e modës Vogue.
E sapoodiplomuar nga Central Saint Martens, Dojak shfaqi një koleksion në Londër në Shkurt ku mori komente të shumta, përfshirë kritikun kryesor të Vogue, Saah Mower.
Dojak u largua nga Tirana kur ishte 16 vjeç për të ndjekur shkollën në Londër. Dizenjot janë frymëzuar nga vitet ’90 dhe përfshijnë veshje të tejdukshme, minimale, të thjeshta dhe disi të ngritura të ngjashme me modën e viteve ’90. Pjesa e sipërme dhe pantallonat e veshura nga Hadid shiten përkatësisht për 742 dollarë dhe 1063 dollarë.
Ajo pohoi për Vogue se “natyra minimale, industriale e viteve ’90 është e origjinale dhe e ndershme”. Dojak shtoi se “fokusi në detaje dhe ballafaqimi i femrës dhe mashkullit” ishte një pjesë kryesore e punës së saj.
Hadid, vajza e bisnesmenit të pasurive të patundshme Mohammed Hadid dhe ish-modeles Yolanda dhe motra e modeles Gigi Hadid është personi i famshëm i parë që vishet nga stilistja Dojak në tapetin e kuq. Dojak i dërgoi Hadid një numër pjesësh për të zgjedhur.
Dojak ishte shumë entuziaste për punën e saj dhe ndenji zgjuar për të ndekur eventin.
“Unë jam e lumtur t’i përcjell një krenari të vogël vendit tim të vogël që ka shumë njerëz të talentuar dhe mendoj se ka nevojë për një shtytje dhe mbështetje”, shprehet ajo.