122 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 728.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 64 vjeçar nga Kruja, një 79 vjeçare nga Fieri, një 81 vjeçar nga Kukësi, dhe tre qytetarë nga Tirana: një 77 vjeçare, një 80 vjeçar dhe një 82 vjeçar.
182 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 22 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë:66 raste në Tiranë, 13 në Durrës, 7 në Kavajë, 5 në Elbasan, nga 4 raste Lezhë, Cerrik, nga 3 raste Shkodër, Kamëz, Vorë, nga 2 raste Krujë, Kurbin, Korçë, Berat, Malësi e Madhe, nga 1 rast Devoll, Vlorë, Mirditë, Tepelenë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 141 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 582 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 9 606 të infektuar,
– 296 viktima;
– 5 582 të shëruar,
– 3 850 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 2 shtator sipas qarqeve është:
- Tiranë, 2 058 pacientë aktivë,
- Durrës, 490 pacientë aktiv,
- Shkodër, 294 pacientë aktivë,
- Vlorë, 121 pacientë aktivë,
- Fier, 134 pacientë aktivë,
- Lezhë, 190 pacientë aktivë,
- Korçë, 155 pacientë aktivë,
- Kukës, 126 pacientë aktivë,
- Elbasan, 132 pacientë aktivë,
- Berat, 73 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 38 pacientë aktivë,
- Dibër, 39 pacientë aktiv