Turqia po regjistron pikun e dytë të infeksioneve të reja me koronavirus për shkak të pakujdesisë së njerëzve, ka deklaruar ministry i shëndetësisë në Turqi, pas rritjes së numrave të rasteve ditore në vend.
Viktimat nga koronavirusi kanë arritur shifrat më të larta që nga mesi i muajit maj kur masat kufizuese të ndalimit të qarkullimit ishin ende në fuqi, ndërsa infeksionet e reja krahasohen me shifrat e muajit qershor, me thuajse 1,600 raste në ditë.
Ai shtoi se 29,865 punonjës të kujdesit shëndetësor në Turqi janë infektuar me Covid-19 dhe 52 kanë ndërruar jetë.