Kryeministri Rama ka kujtuar ditë e lindjes së aktorit shqiptar Ndrek Luca.
“Çfarë aktori! Dhe sa gjynah që i qëlloi të jetonte kur jeta shqiptare ishte bardhezi dhe artistët ishin gurë në lojën e paracaktuar të asaj jete”, shkruan Rama në një postim në Facebook, të enjten.
Duke kujtuar një nga rolet më të famshme të tij, “dueli i Heshtur”, Rama shkruan se “rolet e Ndrek Lucës ngjajnë sot e gjithë ditën si shkëlqimet xixëlluese mbi atë mushamanë e zezë në anijen e një kohe të vdekur”.