Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj deklaroi se numri i vrasjeve në Shqipëri që prej 2013 është është përgjysmuar duke theksuar se nurmri i forcave të rendit është rritur me 17 përqind.
Gjatë fjalës së tij në inagurimin e njësisë së re të Shqiponjave në qytetin e Fierit, Ministri Lleshaj pohoi se që prej 2013 janë shtuar 1700 vende të reja pranë Policisë së Shtetit.
“Kemi 47 % të vrasjeve më pak, pra është përgjysmuar numri i vrasjeve në Shqipëri që nga viti 2013. Ndërkohë që kemi shtuar 17 % numrin e Policisë. Është rast shumë pozitiv, fakti që shtohen pesëqind ose mbi 500 vende në organikën e policisë, të cilat siҫ thashë janë të shpërndara në bazën e një skeme proporcionale në të gjitha drejtoritë vendore. Dhe në tërësi ne arrijmë tani në një shtesë prej 1700 vendesh të reja organike nga viti 2013, prej të cilave mbi 700 janë të këtyre dy viteve të fundit.”
Lleshaj shtoi më tej se 60 përqind e qytetarëve e vlerësojnë pozitivisht policinë, ndërkohë që 75 përqind shprehen se ndihen të sigurtë.