Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kërcënuar me rrëzim të qeverisë nëse marrëveshja Kosovë-Serbi, që pritet të firmoset në SHBA, do të përfshijë Liqenin e Ujmanit.
Haradinaj i ka dërguar një mesazh kryeministrit Hoti duke e lajmëruar për qendrimin e tij, raporton Gazeta Express.
“Kjo do të ketë ndikim të madh në të gjitha marrëdhëniet që kemi politike sepse AAK-ja nuk është e gatshme për bashkëpunim as në qeverisje dhe në çfarëdo forme, që të ndihmojë në një marrëveshje ku Serbia qoftë edhe indirekt bëhet palë në resurset e Kosovës”, ka thënë ai për REL.
SHBA-të kanë lajëmruar se do të marrin masa kundrejt kudo që del kundër kësaj marrëveshjeje.