123 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 9 967.
Në 24 orët e fundit 5 pacientë ka humbur jetën;një 56 vjeçar nga Cerriku një 80 vjeçar nga Kurbini, një 82 vjeçar nga Elbasani dhe një 68 vjeçare dhe një 77 vjeçare nga Tirana.
190 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 18 janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 40 raste në Tiranë, nga 11 raste Durrës, Korçë, nga 8 raste Shkodër, Kavajë, 7 në Fier, nga 6 raste Elbasan, Has, 5 në Berat, nga 4 raste Pogradec, Sarandë, 3 në Kukës, nga 2 raste Lezhë, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Lushnje, Vlorë, Bulqizë, Shijak, Skrapar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 882 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 9 967 të infektuar,
– 306 viktima;
– 5 882 të shëruar,
– 3 779 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 4 shtator sipas qarqeve është:
- Tiranë, 2 066 pacientë aktivë,
- Durrës, 452 pacientë aktiv,
- Shkodër, 293 pacientë aktivë,
- Vlorë, 121 pacientë aktivë,
- Fier, 114 pacientë aktivë,
- Lezhë, 196 pacientë aktivë,
- Korçë, 135 pacientë aktivë,
- Kukës, 129 pacientë aktivë,
- Elbasan, 127 pacientë aktivë,
- Berat, 73 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
- Dibër, 39 pacientë aktiv