Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj dhe kryeministri Hoti nuk kanë rënë dakord për marërveshjen që pritet të firmoset në Uashington.
“Përkundër faktit që kam biseduar me kryeministrin Hoti për ta hequr këtë pikë, nuk kemi hasur në mirëkuptim nga ai dhe jemi të detyruar të mos e përkrahim këtë marrëveshje”, shkruan Haradinaj në një postim për shtyp.
Më herët ai deklaroi se do të dalë nga koalicioni, duke rrëzuar qeverinë, nëse marrëveshja që firmoset përfshin edhe Liqenet e Ujmanit.