Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Thaçi: Mirënjohje për SHBA-në për arritjen e saj

Nga Exit News
Arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi, Thaçi: Mirënjohje për SHBA-në për arritjen e saj

Mbas arritjes së marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë ka reaguar presidenti i Kosovë Hashim Thaçi.

Në një postim në Facebook, Thaçi falenderon presidentin Trump dhe të dërguarin Special të tij, Richard Grenell, duke theksuar bashkëpunimi ekonomik ka qënë prioritet i Kosovës.

“Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike.

Zhvillimi ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, rritja e mirëqenies sociale për qytetarët, projektet infrastrukturore me kapital të madh, linjat ajrore, hekurudhore e autostradat, kanë qenë gjithmonë prioritet i shtetit të Kosovës, njësoj sikur edhe nevoja për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe kthimi individual i të gjithë të zhvendosurve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Këto angazhime kanë pasur ndikime pozitive në tërë Ballkanin Perëndimor.”

Kosova dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>