Presidenti Donald Trump e përshëndeti marrëveshjen duke e quajtur “përparim të madh” për bashkëpunimin ekonomik, raporton Reuters. Trump tha se kjo është “një ditë shumë e rëndësishme dhe historike”.
Trump, gjithashtu, tha se shpreson të vizitojë të dy vendet. Ai tha se “do të shkojë në të dyja vendet në një të ardhme jo aq të largët” dhe se ai është “krenar për dy udhëheqësit”.
Trump shtoi se edhe pas historisë së dhunës dhe negociatave të dështuara, administrata e tij ka bërë një “përparim të madh” në dialog dhe se “askush nuk ka menduar se kjo do të ishte e mundur”.