“Shën Tereza, simbol e mishërimi i shenjtërisë hyjnore me vargjet e saja, sot tingëllon më e fuqishme se kurrë”, shkroi Monika Kryemadhi në ditën e shënjtërimti të Nënë Terezës.
Nënë Tereza është kudo e pranishme dhe frymëzuese, tha Kryemashi, pasi “ka lënë testamentin e besimit në Zot të pastër dhe të ndjerë në shpirt, optimizmin dhe shpresën gjithmonë fitimtare”.
5 shtatori i 2016-s shënoi Ditën e Shenjtërimit të murgeshës shqiptare, Nënë Tereza e Kalkutës.
Nënë Tereza e Kalkutës lindi në Shkup në vitin 26 gusht 1910. Emri i saj i lindjes është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu. Ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë në gusht të vitit 1989.