Bashkia e Tiranës shton 250 banesa në listën e rindërtimit

Nga Exit News
Bashkia e Tiranës shton 250 banesa në listën e rindërtimit

Këshilli Bashkiak ka miratuar 250 banesa të reja për tu ndërtuar me fondet e rindërtimit, në mbledhjen e fundit.

“Një nga vendimet ka të bëjë me një shtesë të 250 kontratave të reja mbi ato që kemi miratuar në mbledhjen e kaluar, e cila na ndihmon që të fillojmë menjëherë punën për to”, tha Kryebashkiaku Veliaj gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, sipas Balkanweb.

Ndërkohë, që Veliaj nuk tha se sa familje janë dëmshpërblyer dhe sa banesa të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, janë ndërtuar.

“Mezi pres që të njëjtën gjë ta themi edhe për familjet e tërmetit të 26 nëntorit. Kemi filluar me dhënien e shtëpive të para, që janë ndërtuar përmes procesit të rindërtimit”.

Ai tha vetëm se Bashkia ka dëmshperblyer 1800 familje dhe ka ndërtuar 60 banesa të dëmtuara nga tërmeti i shtatorit.

 

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>