135 raste të reja me koronavirus u zbuluan gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar totalin e të infektuarve në 10,102.
Në 24 orët e fundit 6 pacientë ka humbur jetën: një 63-vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Traumës,një 64-vjeçar nga Mati, një 71-vjeçare nga Divjaka, një 77-vjeçar; një 72-vjeçare dhe një 80- vjeçare nga Tirana.
189 pacientë të shtruar ndodhen në të dy spitalet Covid-19, ndër to 12 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar.
Të infektuarit e rinj janë: 33 raste në Tiranë, 29 në Elbasan, 13 në Lezhë, 10 në Krujë, 7 në Lushnje, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Gjirokastër, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Kavajë, Pukë, Berat, Librazhd, nga 2 raste në Vlorë, Mirditë, Pogradec, Sarandë, Kolonjë, nga 1 rast në Shkodër, Rrogozhinë, Gramsh.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 5 967 që nga fillimi i epidemisë.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 60 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 10 102 të infektuar,
– 312 viktima;
– 5 967 të shëruar,
– 3 814 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 5 shtator sipas qarqeve është:
- Tiranë, 2 054 pacientë aktivë,
- Durrës, 466 pacientë aktiv,
- Shkodër, 296 pacientë aktivë,
- Vlorë, 125 pacientë aktivë,
- Fier, 113 pacientë aktivë,
- Lezhë, 204 pacientë aktivë,
- Korçë, 135 pacientë aktivë,
- Kukës, 129 pacientë aktivë,
- Elbasan, 154 pacientë aktivë,
- Berat, 69 pacientë aktivë;
- Gjirokastër, 34 pacientë aktivë,
- Dibër, 35 pacientë aktiv