Pandemia e Covid-19 e goditi rëndë Shqipërinë. Jo aq për sa i përket rasteve dhe vdekjeve, por sa i përket pasojave ekonomike. Mijëra kanë humbur punën e tyre ose janë detyruar të mbyllin bizneset, të tjerë nuk e dinë nëse do ta arrijnë deri në fund të vitit.
Ndihma e qeverisë ka qenë e kursyer dhe nuk ka pasur ndonjë plan për një nga industritë kryesore të vendit – turizmin.
Por nuk janë vetëm hotelet, restorantet dhe vendet turistike që u prekën, dyqanet e vogla të artizanatit që i shesin kryesisht turistëve të huaj.
Në vend ka një treg të vogël për artizanët, ndaj shumë prej artikujve prodhohet dhe ju shiten turistëve dhe vizitorëve që kërkojnë të marrin me vete pak nga Shqipëria.
Një mënyrë për të jetuar për shumë familje, dhe rënia e shitjeve ka ndikuar në mijëra.
Por fatmirësisht, një zgjidhje është gjetur.
Organizata jofitimprurëse Albartizan.al bëri bashkë disa artizanë, zejtarë, artistëve dhe krijuesë shqiptarë në një vend.
Përmes faqes së tyre të internetit, përdoruesit nga e gjithë bota mund të shohin veshje, tekstile, pajisje shtëpiake, qeramika, stoli dhe me një klikim mund të porosisin çdo gjë brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Artizanët mund të reklamojnë falas produktet e tyre, i vetmi kriter është që produktet të prodhohen në vend me punë dore, dhe të jenë cilësore.
Produketet e paraqitura në faqe vijnë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova dhe mbështetet në teknika moderne dhe tradicionale.
Artikujt përfshijnë veshje për burra dhe gra, çanta dore, stoli, broçela, shirita koke, enë gatimi, mbulesa tavoline, mbulesa jastëkësh, korniza, zbukurime, madje edhe mbajtëse fëmijësh të endura.
Krijuar Artistike Zadrima, Albartizan u krijua nga dashuria dhe përkushtimi për artizanatet, sendet e bukura dhe mbështetjen për zhvillimin e komunitetit lokal.
Ata donin të bashkonin të bënin bashkë artizanët dhe të kontaktonin me këdo në këtë fushë që mund ët kishte dëshirën të bëhej pjesë.
Në faqe, artizanët nga i gjithë vendi mund të shfaqin punën e tyre në një hapësirë të dedikuar. Porduktet e tyre mund të shfletohen dhe të blihen, por gjithashtu kushdo që hyn në faqe mund të mësojë më shumë rreth vetë artizanëve.
Si dhe duke treguar sende të bukura, faqja përfshin një seksion ku ju mund të “takoni artizanin”. Këtu mund të shihni emrin, fotot dhe një bio të secilit individ, duke e bërë projektin transparentë dhe të besueshëm.
Portali jo vetëm që është një mënyrë e shkëlqyer për të huajt dhe shqiptarët në diasporë për t’u lidhur me vendin, por rrit qëndrueshmërinë e punës që bën çdo artizan.
Në fund të fundit, pa klientë, nuk ka nevojë për të prodhuar produkte, dhe nëse produktet nuk prodhohen, ne rrezikojmë të humbasim shumë nga aftësitë dhe traditat që janë zhvilluar për breza të tërë.
Krijuesit shpresojnë që të kenë më shumë artizanë, duke e zgjeruar gamën e produkteve dhe ndihmuar ata të krijojnë të ardhura.